Ekspozon kallashin në Facebook, ndalohet 15 vjeçari

Ekspozon kallashin në Facebook, ndalohet 15 vjeçari

Policia në Kaçanik kanë arritur ta identifikojnë 15 vjeçarin nga fshati Begracë pasi që i njëjti kishte ekspozuar përmes fotos se kishte në posedim një armë AK-47.

Pas konsultimit i njëjti e kishte pranuar se posedonin armën të cilën e kishin të fshehur në dhomën e prindit të tij të dyshuarit e që sipas nënës së tij ai ishte jashtë shtetit.

Arma së bashku me 2 karikatorë, pa municion ishin konfiskuar. Është intervistuar dëshmitari, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti mbetet nën hetime derisa të kthehet dhe të intervistohet edhe i dyshuari.