Interpol Tirana ka njoftuar se ka ekstraduar nga Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale prodhim dhe trafik droge si dhe mashtrim, transmeton Insajderi.
Policia njofton se është ekstraduar 49-vjeçari P. S., banues në Patos, pasi dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali.
Më tej, thuhet së është gjithashtu është ekstraduar edhe shtetasi Klodjan Zanaj, pasi më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë, shkruan lapsi.al.
Ekstradimi është bërë falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Wiesbaden, Gjermani./Insajderi.com