Autoritetet belge kanë ekstraduar të premten pasdite në Kosovë, Bujar Smakën i kërkuar që viti 2012, për përfshirje në trafikim të një sasie prej 200 kilogram drogë, raporton Insajderi.
I ekstraduari Bujar Smaka kishte arritur që t’i ikte Policisë së Kosovës gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Merdarë më 12 korrik 2012. Dhjetë shokët e tij ishin arrestuar.
“Me kërkesë të shtetit të Kosovës…, është ekstraduar i dyshuari mashkull i cili me datën e cekur më lart ka qen i arrestuar së bashku me 10 të dyshuar tjerë”, ka thënë policia në një komunikatë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.
Policia kishte zbuluar muaj më parë se Bujar Smaka fshihej në Belgjikë. Pas njoftimit që I kishte bërë shtetit belg, i dyshuari ishte arrestuar./ Insajderi.com