Ekzekutohen mjetet edhe për tri masa nga Pakoja Emergjente Fiskale

Ekzekutohen mjetet edhe për tri masa nga Pakoja Emergjente Fiskale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar se janë ekzekutuar pagesat për masën 8, 3a dhe masa 14

Në kuadër të masës 8 janë kryer pagesa për 826 përfitues, prej të cilëve 782 kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë 2×130, ndërsa 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë 3×130, me shume totale 220,480 euro.

“Ministria e Financave sot ka bërë këto pagesa: Masa 8: Pagesa për 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480. Masa 3a: Pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63. Masa 14: Pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Po ashtu, ajo i ka falënderuar qytetarët për durimin, pasi ka kohë që këto mjete është  dashur të shpërndahen, por mospajtimet në Kuvendin e Kosovës kishin ndikuar në këtë vonesë. /Insajderi.com/