Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, shkruan Insajderi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se “për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj”.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar ai./Insajderi.com