Ekzekutohet 50-vjeçari në Ksamil

Ekzekutohet 50-vjeçari në Ksamil

Një person është qëlluar për vdekje rreth mesnatës, në Ksamil të Sarandës. Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri, e në vendngjarje ka konstatuar brenda një automjeti në oborrin e shtëpisë së tij, 50-vjeçarin Vangjel Çiko të vrarë.

Policia ngriti pika kontrolli të shumta në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Edhe pse zyrtarisht nuk bëhet i ditur motivi i vrasjes, një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi është pjesë e një zinxhiri vrasjesh të ndodhura përgjatë dy viteve.

Viktima është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Shëndëlli.

Vrasja e Aleksardër Bardhit ndodhi vetëm pak kohë pas vrasjes së të vëllait, Petrit Bardhi, ish-administrator i Kaçinarit në Mirditë. Autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Bardhit, Albi Xhezairi është shpallur në kërkim.

Ndërkohë që zinxhiri i vrasjeve ka vazhduar edhe në dhjetor të vitit 2016, ku në Ksamil është ekzekutuar i ati i Albi Xhezairit, Agron Xhezairi.