Vëllai i ish-deputetit të PS-së në Lezhë është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, rreth orës 04:00. Aleksandër Ndoka, vellai i Arben Ndokes është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubish” me traga AA 382 SE. Policia është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, ndërsa menjëherë pas krimit është vënë në ndjekje të autorëve. Aleksandër Ndoka është edhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Drejtoria e Policise Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH Shkodër.
Deputetit socialist Arben Ndoka, kishte dhënë dorëheqje më 2015, pasi rezultonte i dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje të paligjshme të lirisë.