Elez Biberaj emërohet UD i drejtorit të Zërit të Amerikës

Elez Biberaj emërohet UD i drejtorit të Zërit të Amerikës

Veterani i gazetarisë, Elez Biberaj, që prej vitesh është një nga zërat e agjencisë së lajmeve amerikane, Zëri i Amerikës, është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit në këtë kompani mediatike, njofton Insajderi.

Biberaj i ishte bashkuar Zërit të Amerikës në vitin 1980 si gazetar ndërkombëtar në radio të “VOA”-s në shërbimin në gjuhën shqipe.

Nga viti 1986 deri në 2004 Biberaj shërbeu si drejtor në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës dhe në vitin 2006 u emërua drejtor i Divizionit për Euroazi.

Gazetari Elez Biberaj përpos kontributit të tij në gazetari, shquhet dhe për botimin e librave historik dhe publicistik, ku njëra nga librat e tij më të njohur për publikun shqiptar, është “Shqipëria në tranzicion”.

Kurse tani është emëruar Ushtrues detyre i Drejtorit të Zërit të Amerikës./Insajderi.com