Elezi: Ka fletëvotime të mjaftueshme, askush s’do të mbesë pa votuar

Elezi: Ka fletëvotime të mjaftueshme, askush s’do të mbesë pa votuar

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën e fletëvotimeve në disa nga qendrat e votimit, njofton Insajderi.

Elezi thotë se nuk ka asnjë problem sa i përket kësaj çështje, ndërsa shtion se ka fletëvotime rezervë për të gjitha pikat të cilat mund të kenë mungesë.

“Ka fletëvotime rezervë, dhe askush nuk do të mbesë pa votuar”, ka thënë Elezi në një lidhje direkte për RTK-në.

Ndonëse nuk përmendi një kohë të saktë, Elezi shtoi se shumë shpejt do të dalin rezultatet preliminare në faqen zyrtare të KQZ-së.

“Besojmë që shumë shpejt do t’i kemi rezultatet preliminare, në faqen e KQZ-së, qytetarët kohë pas kohe do të mund ta shohin procesin e numërimit”, ka thënë Elezi. /Insajderi.com