Komisioni Qendrori Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e fundit për sot, ku ka kërkuar nga qytetarët që t’i referohen faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për t’u informuar lidhur me më të rejat nga zhvillimet e sotme sa i përket zgjedhjeve nacionale, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, në konferencën e pestë të mbajtur sot tha se numërimi i fletëvotimeve është duke vazhduar, ndërkaq edhe pse nuk do të ketë një paraqitje të radhës, anëtarët e KQZ-së do të vazhdojnë të jenë në këtë komision deri në përfundim të procesit të numërimit.
Deri më tani janë numëruar më shumë se 70 për qind e votave.
“Numërimi i fletëvotimeve është duke u vazhduar, deri më tani ka shkuar deri më shumë se 70 për qind. Nuk do të kemi një paraqitje tjetër të radhës, poashtu ju njoftoj se anëtarët e KQZ-së do të vazhdojnë të jenë në institucion deri në përfundim të procesit të numërimit”, ka thënë Elezi. /Insajderi.com