Është përmbyllur rinumërimit i 141 vendvotimeve sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.
Për përmbylljen e rinumërimit të 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe shtatë të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, Elezi thotë se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme për ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.
“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, ka thënë Elezi.
“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, shtoi ai. /Insajderi.com