Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët për të ardhmen e Kosovës.
Kjo tryezë pritet të mbahet më 28 tetor, ndërsa fjalimin hyrës do ta mbajë ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.
Ndërkaq, do të ndihmohet nga David L. Phillips, drejtor i programit të Universitetit të Columbias për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe nga Instituti për Studime të Drejtave të Njeriut. /Insajderi.com