
Kongresisti amerikan Eliot Engel ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. Engel përmes një postimi në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës duke u dëshiruar të ardhme me paqe dhe prosperitet, njofton Insajderi.
“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. Uroj që e ardhmja juaj të jetë me paqe dhe prosperitet. Kosova 13”, ka shkruar Engel.
Kongresisti amerikan është i njohur si një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Engel ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ai pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta./Insajderi.com