Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar pas emërimeve në Këshillin e ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës
Hoxha, përmes një shënimi në Facebook thotë se Shkurte Aliu që u emërua në Teatër ishte kandidate për deputete e LVV në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj partie, Luan Aliu.
“Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017
Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu
Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021
KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2
PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.
NDRYSHIMI…!!! ???’’, Ka shkruar Hoxha.
Kujtojmë, Shkurte Aliu, para disa ditëve është emëruar si anëtarë e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku./Insajderi.com