Eliza Hoxha – Gërvallës: Respektoje flamurin e Kosovës

Eliza Hoxha – Gërvallës: Respektoje flamurin e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar nga kryediplomatja Donika Gërvalla, që ta respektojë flamurin e Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo deklaratë e deputetes së PDK-së erdhi pasi ministrja e Punëve të Jashtme ka postuar flamurin e Shqipërisë, teksa i është përgjigjur kërkesës së PDK-së për dorëheqje.

“Si përfaqësuese e shtetit nuk mundesh çështjet e aktivitetet e shtetit t’i ilustrosh me flamurin kombëtar i cili është shenjues i Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Eliza Hoxha.

Në postimin e Gërvallës, ndër tjerash është thënë se “na presin shumë punë.

“Shumë punë ju pret duke nisë nga respektimi i simboleve të shtetit e tutje. Leni llafet”, u përgjigj deputetja e PDK-së nëpërmjet një postimi në Facebook. /Insajderi.com

 

Zonja kryediplomate a e ka shfletu ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës.

Si përfaqësuese e shtetit…

Posted by Eliza Hoxha on Tuesday, 4 May 2021