
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka përjetuar rëndë momentin kur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, votoi që Kosova ta paguajë 11 milionë euro për rrymën e serbëve të Veriut.
Ajo të premten tha se më e pakta që ka mundur të bëhet ishte që Vasfije Krasniqi të kursehet nga ai votim.
“Krejt situata e krijuar dje e mori vëmendjen dhe nuk pat vëmendje votimi i 11 milionëshit, një narrativë që ata e kanë ndërtu vetën dhe e kanë pru vetën në qeveri, duke e sharë çdo kryeministër dhe çdo qeveri që ka qenë më herët”, tha Hoxha në Frontal.
Ndërsa për aksionin e sotëm të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja tha se kryediplomates, Donika Gërvalla, ia dorëzuan librin e Nysret Pllanës për viktimat e luftës.
“Shpresoj që të shkojë në vendin e duhur”, deklaroi ajo. /Insajderi.com