Eliza Hoxha tregon se ka pasur ftesa edhe nga partitë e tjera

Eliza Hoxha tregon se ka pasur ftesa edhe nga partitë e tjera

Artistja Eliza Hoxha, i është bashkuar sot radhëve të PDK-së. Ani pse, para disa ditësh doli lajmi se përveç saj edhe dy artiste të tjera i janë bashkuar kësaj partie, ato mohuan kategorikisht gjithçka.

Por, për Elizën sot doli të jetë e kundërta. Përveç kësaj, ajo para pak minutash ka shkruar edhe në rrjetin social Facebook, në lidhje me këtë aderim, ku ka thënë se nga sot aktivizmi i saj publik shkon një shkallë tjetër të aktivizmit edhe politik e vendimmarrës për qytetin dhe vendin, shkruan  Insajderi.

“Në shumë ftesa që kam pasur ndër vite nga parti të ndryshme – PDK ka qenë ajo që vazhdimisht ka kriju hapësirë për angazhim dhe kontribut”, ka theksuar ajo.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hoxhës:

“Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizmi im publik shkon ne nje shkalle tjeter te akivizmit edhe politik e vendimarres per qytetin dhe vendin.

Ne shume ftesa qe kam pasur nder vite nga parti te ndryshme – PDK ka qene qene ajo qe vazhdimisht ka kriju hapesire per angazhim dhe kontribut.
Mendoj qe tani ka nje moment tjeter per Prishtinen, shume gjera emergjente per tu adresuar e shume te tjera per ti rimenduar bashke me Uran Ismajlin e te tjeret.

Me dashni per qytetin!”, ka shkruar ajo./ Insajderi.com