Eliza Hoxha, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka folur rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre.
E ftuar në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin, Hoxha ka thënë se Osmani nuk mund ta përballoj që të bëhet kryeministre për shkak se Kosova gjendet në sfida të mëdha.
“Vjosa nuk mundet, jo pse është grua por për faktin se Kosova gjendet në një kohë me shumë sfida dhe se Kadri Veseli merr vet vendime”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa për Ramush Haradinajn, Eliza Hoxha ka thënë se nuk mundet ta ketë edhe një mandat tjetër si kryeministër pasi që atë e ka dorëzuar para disa muajve. /Insajderi.com