Një ditë pasi për Insajderin, zëvendëskryeministri i vendit Ramiz Kelmendi, tha se ka urdhëruar drejtuesit e kompanisë në pronësi të tij “Elkos” që të tërhiqet nga granti i fituar në Minsitrinë e Bujqësisë, janë deklaruar drejtuesit e kompanisë.
Ata nuk shohin asgjë të keqe që biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar grant qeveritar.
Për ta, ky grant prej 150 mijë eurove ka qenë shumë i nevojshëm për kompaninë e tyre që gjeneron miliona euro, pasi me ato para kanë dashur të rrisin kapacitetin e prodhimit në fabrika dhe hapja e vendeve të punës.
Refuzimi i këtij granti, as që ka qenë në plan, tregon menaxheri i këtij projekti në kompaninë “ELKOS”, Fidan Luma, sipas të cilit ai ka muaj të tërë që punon në këtë projekt.
Po të mos ishte urdhri i zëvendëskryeministrit dhe pronari i biznesit për të cilin punon Luma, që fillimisht në Insajderi e më pas edhe përmes llogarisë së tij në Facebook, tha se granti në fjalë do të refuzohej, Luma as që do ta kishte menduar tërheqjen.
“M’ka ardh kërkesë që duhet me heqë dorë nga ky grant edhe pse gjithçka është në rregull, por duhet mu tërheq, m’ka ardh me shkrim që duhna mu tërheq edhe jom tërheq”, ka thënë Luma.
Ai ka folur për Kelmendin duke e cilësuar si “epror” urdhrat e të cilit duhet të zbatohen.
“Eprorët e mi që janë më lart më kanë than që duhna mu tërheq edhe nuk mundesh me vazhdu, mandej edhe unë jam i detyruar mi zbatu urdhrat që mi jepin”, ka thënë Luma.
Ramiz Kelmendi i cili kishte deklaruar se me inkuadrimin e tij në Qeverinë e Kosovës tha se do të bëjë revolucion në bujqësi, tre muaj më pas doli se biznesi i tij ishte përfitues i grantit prej 150 mijë eurove.
Fillimisht Kelmendi i tha Insajderit se nuk ishte i informuar se ka fituar grant, e më pas paraljmëroi se ka urdhëruar tërheqjen nga ky grant. Kelmendi ishte tërhequr edhe vjet nga një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, sa ishte deputet i PDK-së para se të ateronte në partinë tjetër në koalicion qeveritar, LDK, lideri i së cilës, kryeministri Isa Mustafa, e emëroi si zëvëndës të tij./Insajderi.com
Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]