Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka shitur rreth pesë miliardë dollar aksione në prodhuesin e makinave elektrike, transmeton Insajderi.com.
Ky veprim i Musk erdhi disa ditë pasi anketoi 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter, nëse do të duhej të shesë 10 për qind të aksioneve të tij në Tesla.
Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditët pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij, përpara se të rifitonte terren të mërkurën, raporton Reuters.
Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë, me një vlerësim në bursë prej më shumë se një trilion dollarë.
Musk shiti pothuajse 3.6 milionë aksione në Tesla, me vlerë rreth katër miliardë dollarë. /Insajderi.com