Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se rinovimi i Klinikës së Emergjencës në QKUK dhe blerja e pajisjeve të reja të cilat kanë munguar për një kohë të gjatë aty, është drejt përfundimit.

“Besoj se ju kujtohet klinika e vjetër e Emergjencës në QKUK. Dhomat e vjetruara, pa pajisje adekuate, dyer që nuk hapen, korridoret pa stola dhe pritore të mirëfillta? Ato pamje nuk do t’i shihni më aty. Puna për transformimin e kësaj klinike po shkon drejt përfundimit. Dyer, pritore dhe pajisje të reja, që kanë munguar prej vitesh, për shërbime të dinjitetshme ndaj qytetarëve tanë. ”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.