Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me kërkesë të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pritet ta emërojë, Vehbi Miftarin , përfaqësues të Republikës së Kosovës kontakt me Selinë e Shenjtë.
Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Anton Berisha, ka dalë kundër këtij emërimi, shkruan Insajderi.com.
Sipas tij Presidentja duhet të ketë kujdes dhe të mos e ulë përfaqësimin në Selinë e Shenjtë.
“Presidentja duhet të ruaj kualitetin e marrëveshjes dhe të bëjë hapa para, përndryshe vendimi është ulje e nivelit përfaqësues, shkrirje e Zyrën e Kontaktit të Vatikanit në Misionin Diplomatik në Itali, emërim i paqartë i Ministrit Këshilltar në statusin e tij diplomatik dhe të kompetencës në relacion me Selinë e Shenjtë”, ka shkruar Berisha.
Më tutje, Berisha thotë se Presidentja nuk duhet të aprovoj vendimin e Ministres Gërvalla, të cilin e ka quajtur skandaloz dhe të papërgjegjshëm.
“Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi“, ka shkruar Anton Berisha në Facebook./Insajderi.com