Emërohen edhe dy anëtarë të bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë

Emërohen edhe dy anëtarë të bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë

Kuvendi i Kosovës ka emëruar edhe dy anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komunitetet joshumicë.

Ivan Radulloviq nga komuniteti serb me 77 vota ka fituar të drejtën për të qenë anëtar i bordit të RTK-së bashkë me Sead Mujovin, po ashtu nga komuniteti joshumicë, që mori 72 vota.

Derisa aktualisht po votohet edhe për anëtarin e tretë që do të jetë pjesë e bordit të RTK-së.

Deputeti Erxhan Galushi ka thënë se në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, ndërsa të pavlefshme janë tetë fletëvotime.

“Ivan Radulloviq dhe Sead Mujovi ka fituar të drejtën për të qenë anëtarë të bordit të RTK-së, ndërsa gara edhe për një anëtar tjetër vazhdon”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com