Emërohet ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Gjakovës

Emërohet ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Gjakovës

Prokurori në Prokurorinë e Gjakovës, Ali Uka, është emëruar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të kësaj prokurorie, njofton Insajderi.

Ky emërim është bërë në takimin e 184-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa lajmin e bëri të ditur kryesuesi i këtij këshilli, Bahri Hyseni.

Ndërkaq, emërimi i Ukajt si u.d i kryeprokurorit ka ardhur pas vdekjes së ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj.

Sot në fillim të takimit të KPK-së, është mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e ish-kryeprokurorit Ali Selimaj dhe prokurorit të Prokurorisë së Gjilanit, Esat Ademi.

Përveç kësaj, në këtë takim është shqyrtuar dhe miratuar Raporti i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, i cili buxhet sipas kryesuesit Bahri Hyseni është shkurtuar. /Insajderi.com