Emërohet zëvendësuesi i Schwendiman në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Emërohet zëvendësuesi i Schwendiman në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Kwai Hong Ip zëvendëson David Schwendimanin si Prokuror i Specializuar në Detyrë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga mesnata e datës 31 mars 2018.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njofton se mandati i Ip do të zgjatet deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri. Ai ka po të njëjta autoritete të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje në punën e ZPS-së në ndonjë aspekt.

Prokurorit të Tribunalit Special, Davi Schwendiman i përfundoi mandati, ndërsa në vend të tij, me të drejta të plota të prokurorit, do ta zëvendësojë Këai Hong Ip, i cili ishte zëvendës i Schwendimanit dhe ushtrues detyre që nga largimi i tij i lajmëruar muaj më parë.

Kësisoj puna e Speciales do të vazhdojë pa asnjë vonesë ndonëse Schwenimanit i ka përfundon zyrtarisht mandati pas tri ditës.

Më poshtë gjeni biografinë profesionale të Prokurorit të ri:

Ip është avokat britanik me përvojë të gjerë si prokuror ndërkombëtar edhe në Ballkan Perëndimor. Ai ka qenë zëvendësi i  Schwendiman edhe si Prokurori i Specializuar dhe si Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), paraprijësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai iu bashkëngjit TFHS-së në qershor 2012 si Zëvendëskryeprokuror dhe shërbeu si Kryeprokuror në Detyrë nga gusht 2014 në maj 2015 pas largimit të Kryeprokurorit të parë, Ambasadori Clint Williamson dhe para ardhjes së Schwendiman.

Nga nëntor 2009 deri sa ai iu bashkëngjit TFHS-së, Ip shërbeu si prokuror i gjyqit në Zyrën e Prokurorit në Tribunalin Special për Liban në Hagë.

Midis tetorit 2005 dhe tetorit 2009, z. Ip shërbeu në Bosnjë dhe Hercegovinë si prokuror ndërkombëtar në Zyrën e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës me paraqitje para Departamentit Special për Krime Lufte në Gjykatën Shtetëror.

Aty, z. Ip zhvilloi hetimet dhe ndjekjet penale për katër lëndë që rridhnin nga ngjarjet në Srebrenicë në vitin 1995. Mes këtyre ka qenë gjyqi i parë për gjenocid në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës që edhe solli dënimet e para për gjenocid në atë gjykatë, si dhe një rast i cili ishte transferuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Përveç karrierës juridike, Ip më parë ka qenë Oficer në Forcat Ajrore Mbretërore, duke shërbyer si Komandues i misioneve ajrore dhe Navigator helikopteri me përvojë operative në disa operacione si në Irlandë Veriore dhe në mbështetje të forcave të NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 Ip gjithashtu ka qenë prokuror ushtarak në Forcat Ajrore Mbretërore, ndihmës këshilltar ligjor i Komandantit të KFOR-it, si dhe jurist në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut.

Ip ka ushtruar profesionin e avokatit në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara pranë Asociacionit të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit dhe si anëtar i Asociacionit Shtetëror të Avokatëve të Kalifornisë. Ai studioi në Kolegjin e Mbretit në Londër, në Universitetin e Londrës, në Akademinë e Forcave Ajrore Mbretërore në Cranwaell, dhe në Fakultetin Juridik “Inns of Court” në Londër.

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian ka përgjegjësi për procesin e caktimit të pasuesit të z. Schwendiman