
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, ka thënë se do ta përkrahë formimin e Qeverisë Kurti 2, si dhe Vjosa Osmanin për presidente, transmeton Insajderi.
Ajo këto deklarata i bëri pas takimit që ka zhvilluar më Kurtin e Osmanin, në vazhdën e takimeve të cilat po i bëjnë fituesit e zgjedhjeve me partitë që kanë siguruar ulëse në Kuvend.
“Siç kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1 përkrahim edhe atë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe presidenti”, tha ajo.
Gjatë ditës Kurti dhe Osmani do të takohen me përfaqësues të komuniteteve joshumicë për tu konsultuar për formimin e institucioneve.
Derisa të premten pritet që Osmani dhe Kurti të zhvillojnë takim me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhikun, lidhur me formimin e institucioneve të reja në vend. /Insajderi.com