Deputeteje e Kuvendit të Kosovës nga radhët e minoriteve, Emilja Rexhepi I është përgjigjur Listës Serbe të cilët thanë se do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese qeverinë e Albin Kurtit, njofton Insajdri.
Ajo si përgjigje ndaj këtij pretendimi të Listës Serbë, ka shpjeguar qe minoriteve ju takon një ministër dhe minoritetit serb gjithashtu një ministër.
“Për më shumë ministri, pakicat duhet t’i kenë më shumë se 12 deputete”, ka vazhduar Rexhepi.
Në fund ajo e ka inkurajuar Listën Serbe që të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, por atje do ta gjejnë përgjigjen./Insajderi.com