Emiratet e Bashkuara Arabe të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë,  Nabila Abdelaziz Alshamsi, njofton Insajderi.

Siç njoftojnë nga Zyra e Kryeministrit, Hoti e ka falënderuar ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.

Kryeministri Hoti ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Hoti dhe ambasadorja Alshamsi janë pajtuar se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar./Insajderi.com