Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, të enjten në Kosovë

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, të enjten në Kosovë

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën.

Mësohet se Grenell pritet të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Njëkohësisht, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin në ditët në vijim, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq e tha këtë pas takimit në Davos të Zvicrës me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien, të cilit i, kërkoi një mirëkuptim më të madh të pozitës së Serbisë dhe e falënderoi atë që siç tha Vuçiq “ishte gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar argumentet e palës serbe”. /Insajderi