Me idenë e avokatit të Prokurorisë, Alian Tigër, që gjykimi ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të fillojë në shtator, nuk është pajtuar avokati i Kadri Veselit.
Ben Emmerson e ka quajtur “gijotinë”, propozimin që gjykimi të fillojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Alian Tiger, kërkoi që dosjen ta dorëzojë në qershor apo korrik, e Gjykata të nis gjykimin në shtator.
I ashpër ishte mbrojtësi i Veselit. Propozim të cilin e cilësoi si “qesharak” e “absurd”.
“Kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe absurde. Duhet të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë. Ajo që Tiger sapo tha, është shqetësim mjaftë i rëndë. Habitem se si prokuroria i jap këto përgjigje. Është një parashtrim shokues, ka vetëm një arsye, që të kufizojë mundësinë e mbrojtjes për përgatitje, në qoftë se rregullat thonë që për një gjykim mbrojtja duhet të ketë pak kohë për përgatitje është në rregull, por nuk e thonë. Afati përcaktohet nga kompleksiteti i rastit”, tha Emmerson. /Insajderi.com