Emocionuese: Gjest i jashtëzakonshëm i Llapit për Valmir Veliu

Emocionuese: Gjest i jashtëzakonshëm i Llapit për Valmir Veliu

Reprezentuesi kosovar, Valmir Veliu sot nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e Llapit në derbin ndaj Feronikelit, shkruan Insporti.com.

Veliu pësoi një lëndim të frikshëm në kokë pas përplasjes me Diar Miftaraj të Prishtinës, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” dhe ishte dërguar për në spital pasi gjendja e tij ishte jo e mirë.

Ai dje është liruar nga spitali pasi i është përmirësuar gjendja shëndetësore, por jo edhe të paraqitet sot. Futbollistët e Llapit gjatë hyrjes në fushë, mbajtën në duar fanellën e Veliut në shenjë të solidarizimit dhe respektit për të.

Veli po ashtu u duartrokite nga tifozët e pranishëm në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.Llapi dhe Feronikeli janë duke e zhvilluar derbin e xhiros së parafundit të Superligës. /Insporti.com/