“Emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria jugperëndimore”

“Emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria jugperëndimore”

Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, ka deklaruar se emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria jugperëndimore.

Sipas tij, Greqia ka të drejtë në kontestin e emrit sepse territori i Maqedonisë antike është në afërsi të Selanikut, transmeton Gazeta Express.

Dimitrov konsideron se Greqia nuk do të pranojë asnjë emër që përfshin fjalën ”Maqedonia”, Novini.bg citon Dimitrov-in të thotë se në rajonin e Maqedonisë kanë jetuar popuj tjerë, si Ilirët, Peonët, Dardanët dhe se vendi është quajtur Iliridë ose Dardania.