Ende në Gjermani – mjeku jep detaje për gjendjen e Isa Mustafës

Ende në Gjermani – mjeku jep detaje për gjendjen e Isa Mustafës

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës, është duke u përmirësuar. Ai gjatë këtij muaji pritet që të kthehet në Kosovë. Kreu i Lidhjes Demokratike është në përfundim të seancave fizioterapeutike në Gjermani.

Ai ka zgjedhur Gjermaninë që t’i nënshtrohet terapisë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Fillimisht vuante nga gripi sezonal, mirëpo për shkak të trajtimit të vonshëm të tij gjendja e tij shëndetësore nuk gjeti përmirësim në Kosovë, anipse qëndroi për më shumë se një javë në një spital privat në vend.

Por Mustafa shumë shpejtë pritet që të kthehet në Kosovë dhe t’i vazhdojë aktivitetet e tija politike.

Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të qendrës rehabilituese në të cilën po qëndron Mustafa, është shumë e mire. Kështu ka thënë për mjeku personal i Mustafës, Halil Krasniqi.

“Mund të ju them se gjendja shëndetësore e zt.Mustafa është shumë e mirë. Jemi shumë të kënaqur me ecurinë e përparimit që po bën. Andaj besojmë se shumë shpejtë ai do të lirohet nga spitali”, ka sqaruar Krasniqi për Gazetën Express.

Ai ka thënë se brenda këtyre dy javëve Mustafa pritet që të kthehet në Kosovë.