Ende nuk dihet nëse do të lejohen dasmat

Ratet e shumta me coronavirus kanë bërë që të ketë dyshime nëse duhet lehtësuar masa të reja.

Ende nuk dihet nëse do të lejohen dasmat

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për media ka deklaruar se informatat për lehtësime të reja të masave lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në kordinim me Institutin Kombëtar të Shendetit Publik.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.

Kjo dëshmon se ende nuk ka vendim për lejimin e dasmave dhe hapjen e pishinave gjatë verës.

Për çështjen e dasmave është organizuar edhe një protestë nga estrada dhe pronarët e restorantëve, ku kanë kërkuar lejimin e veprimtarisë së tyre.

Por, rastet e shumta pozitiv me coronavirus gjatë dy javëve të fundit e kanë vështirësuar situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. /Insajderi.com/