Ende nuk është gati drafti trevjeçar për planifikim qeveritar

Ende nuk është gati drafti trevjeçar për planifikim qeveritar

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se janë edhe disa plotësim-ndryshime që të kalojë drafti “PPQ” për planifikimin strategjik qeveritar.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se drafi do të jetë në kornizë kohore trevjeçare 2021-2013 dhe jo siç ishte më parë në formatin një vjeçar.

“Një ilustrim i thjeshtë i procesit të hartimit të këtij plani është që departamentet e veçanta të institucioneve qendrore përcaktojnë aktivitetet që i kanë planifikuar për të ardhmen. Këto aktivitete vendosën në formatin e PPQ-së dhe shtjellohen tutje në mënyrë që të bëhet i mundshëm monitorimi dhe vlerësimi afatmesëm i zbatimit të këtyre aktiviteteve, që pasqyrojnë arritjen e Objektivave të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Më tutje theksohet se “Drafti i PPQ-së është një dokument i hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik. Në këtë fazë është nxjerrë në konsultim publik, nga Zyra për Qeverisje të Mirë. Bëhet fjalë për një draft (projekt-propozim) i cili do të kaloj edhe hapa të tjerë të plotësim-ndryshimit dhe rishikimit para se të marrë formën përfundimtare dhe të miratohet nga kabineti qeveritar”. /Insajderi.com