Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se janë në përgatitje e sipër për ecurinë e çështjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Në prezantimin e sotëm në seancën e radhës u tha ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për nisjen e gjykimit.
Tutje u deklaruar se janë nxjerrë thuajse dhjetë pako me materiale shtesë që kanë të bëjnë kryesisht me deklarime të dëshmitarëve dhe janë dorëzuar dy kërkesa.
”Pas konferencës së fundit mbi ecurinë e çështjes, 10 paketat me materiale, janë nxjerrë. Gjithashtu janë dorëzuar edhe dy kërkesa shtesë për masa mbrojtëse për datën 27 qershore dhe 28 përkatësisht. Pjesa e madhe e këtyre paketave ka të bëjnë me deklarata të mëparshme, që ndërlidhen me provat materiale, që janë përmendur edhe në parashtrimin në emër të mbrojtjes së Thaçit”.
Me tej, thuhet së ka pasur një kërkesë shtesë, për masa mbrojtëse dhe janë pesë dëshmitare ndërkombëtarë të cilët ende nuk janë miratuar.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me provat materiale të ndërlidhura mbi dëshmitarët e raporteve lidhur me masat mbrojtëse. Janë pesë dëshmitarë ndërkombëtarë, për të cilët ende nuk janë marrë miratimet. Krahas kësaj ka edhe një numër të vogël materialesh, sa i përket dorëzimit të tyre kjo është jashtë kontrollit tonë”.
Në anën tjetër, Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i kryer përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit.
Në seancën e sotme paragjyqësore, avokati Misetic tha se Prokuroria kishte kërkuar që këtë muaj të niste gjykimi, ndërsa ende nuk janë gati
“Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati kroato-amerikan.
Ai i kërkoi gjykatësit Nicolas Guillou ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt./Insajderi.com