Ende nuk ka filluar numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës

Ende nuk ka filluar numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës

Akoma nuk ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, njofton Insajderi.

Nga organizata GERMIN kanë bërë të ditur se vonesat në këtë proces janë bërë për shkak të një vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’i hetuar pakot me fletëvotime.

“GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës.

Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë”, thuhet në njoftimin e GERMIN./Insajderi.com