Endrit Thaçi: Do të më marrë malli, por do festoj çdo ditë fitoret tua

Endrit Thaçi: Do të më marrë malli, por do festoj çdo ditë fitoret tua

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, i ka dedikuar një postim në llogarinë e tij në Instagram, babait të tij, i cili sot dha dorëheqje nga posti i presidentit, meqë I është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

“Baba im e ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republikë. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë”, shkruan Endriti.

“Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi”. /Insajderi.com