Endrit Thaçi i përgjigjet Kurtit: Do ta pres vajzën tënde të rritet

Endrit Thaçi i përgjigjet Kurtit: Do ta pres vajzën tënde të rritet

Djali i presidentit Thaçi, Endriti kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin nuk po e njeh si shqiptar por si malazez. Madje ia ka përmendur fshatin Vladimir sikur babai i tij para disa vjetëve.

Të paktën kështu ai ka shkruar në një postim në rrjetin social Instagram, ku ka reaguar ndaj një deklarate të Kurtit.

Kurti duke komentuar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.

“Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”, tha Kurti.

Një përgjigje të ashpër për Kurtin e ka pasur djali i tij, Endrit Thaçi.

Në rrjetin social Instagram ai ka shkruar se e “ka durimin ta pres çikën e Kurtit”.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu”, ka shkruar djali i presidentit.

Tutje familjen e Kurtit ai e ka cilësuar si “Kurtoviqi nga Vlladimiri”.

“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi. /Insajderi.com

Kurti ironizon me djalin e Hashim Thaçit

“Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”.

Posted by Insajderi on Wednesday, 5 September 2018