Kongresmeni Eliot Engel ka premtuar se do të punojë ngushtë me Adminstratën e presidentit amerikan, Joe Biden, për t’i dhënë vëmendje Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Shqipërisë, Gent Cakaj, pas një mbledhje virtuale që ka mbajtur të hënën me kongresmenin Engel.
Në një postim në Facebook, Cakaj shkroi se Engel i ka thënë se Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij.
“Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së!”, ka shkruar ministri Cakaj./Insajderi.com
Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel…
Posted by Gent Cakaj on Monday, December 28, 2020