Ish-senatori amerikan Eliot Engel ka thënë se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi do të hapej një kuti Pandora, por ai thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë për këtë, njofton Insajderi.
“Unë jam kundër shkëmbimit të territoreve. Mendoj kur fillon t’i lëvizësh kufijtë në Ballkan atëherë ku përfundon kjo. E hap kutinë Pandora. Jam i bindur se Vuçiq do të donte ndryshimin e kufive, por nuk e thotë, por këtë tentoi ta bënte dhe nuk ka ndihmuar kjo. Mendoj se ndryshimi i kufijve hap kutinë Pandora dhe nuk e di ku përfundon. Jam kundër. Por mendoj se nuk ka arsye pse Kosova dhe Serbia të mos jenë miq”, ka thënë Engel. “Unë jam gjithmonë për dialogun, është i rëndësishëm. Por, BE-ja nuk ka qenë shumë ndihmues. Janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, shqetësohen për separatistët në vendin e tyre. Në momentin kyç në procesin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja ne hasëm në një bllokim për disa vjet”.
Engeli ka thënë se me normizilimin e marrëdhënieve ai e kupton që Serbia ta njoh se e ka humbur Kosovën. Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të luajë rol më të madh në këtë çështje.
“Shpresoj që me kalimin e viteve me lidership të ri të jetë një rrugë. Po e shohim këtë në Lindjen e Mesme me izraelin dhe shtetet arabe dua të shoh edhe në Ballkan me shqptarët, serbët, malazezët dhe gjithë njerztië në Ballkan. Të gjithë të punojnë së bashku në një zonë të vogël e të puniojnë bashku e njohin mes vete”, ka thënë Engel./Insajderi.com