Enver Hasani do ta pranonte postin e presidentit

Enver Hasani do ta pranonte postin e presidentit

Posti i presidentit është i lirë, nëse do t’i ofrohej do ta merrte.

Këtë e ka pranuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kur u pyet në RTK për këtë post të cilën ai e quajti “pozita neutrale pushtetit”.

Po sigurisht (që e kisha pranu). Kush nuk do e pranonte një pozitë të tillë që ne në të drejtën kushtetuese i themi pozita neutrale e pushtetit”, tha ai.

Sa për hyrjen në politikë, Hasani theksoi se nuk ka pasur bisedime me asnjë forcë politikë mbi këtë.

“Për politikë s’kam pasur asnjëherë as biseda me askënd prej forcave politike për të hyrë dhe as anasjelltas”, deklaroi  ai. /Insajderi.com