Ish-kryetari Gjykatës Kushtetuese synon të bëhet Avokat i popullit

Profesori universitar, Enver Hasani po synon të bëhet Avokat i Popullit. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të aplikojë që për 5 vite të jetë Avokati i Popullit.
Këtë, Hasani e ka thënë për Express duke bërë të ditur publikisht avanturen e tij të synuar në karrierrë për të shërbyer si Avokat i Popullit.
Avokati i popullit duhet të zgjidhet sipas Kushtetutes së Kosovës me shumicën e votave të deputetëvë të Parlamentit të Kosovës, dhe nuk ka të drejtë të rizgjidhet pas pesë viteve.
Hasani është figurë shumë e përfolur në Kosovë sidomos për gjatë kohës kur ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. /Insajderi/