Enver Hoxhaj ende i pavendosur, PDK thotë se vetëm Memli Krasniqi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar

Enver Hoxhaj ende i pavendosur, PDK thotë se vetëm Memli Krasniqi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar

Deri më tani vetëm Memli Krasniqi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka thënë për Gazetën Online Insajderi, sekretari i kësaj partie, Betim Gjoshi, i cili shtoi se ushtruesi i deritanishëm i kësaj detyre, Enver Hoxhaj, nuk ka dorëzuar kandidaturë deri në këto momente.

“Deri më tani vetëm z.Memli Krasniqi ka dorëzuar kanditaturën. Momentin që z.Hoxhaj ose ndonjë kandidat tjetër dorëzon kanditaturën, ne si ekip për përgatitjen e konventës do të ju lajmrojmë”, ka thënë ai.

Konventa e 10-të e PDK-së do të mbahet të shtunën me 3 korrik në ora 9:30. /Insajderi.com