Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale po ndërron rolet se kush është viktimë e kush agresor

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale po ndërron rolet se kush është viktimë e kush agresor

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale po ndërron rrolet se kush është viktima e kush agresori, njofton Insajderi

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale, dhe njoftimet e fundit të lëshuar nga ky institucion, sipas të cilit efekti I kësaj gjykate është shqetësues për imazhin e luftës çlirimtare.

“Shqetësimi im kryesor është se Gjykata Speciale në bazë të deklaratës, në bazë të komunikatës si e nxori, e krijon njëfarë përshtypje se ne si qytetarë të Kosovës, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka sulmuar Beogradin apo Nishin krijon përmbysje të realitetit. Është një lloj ndërrimi i rroleve. Është një lloj zhvendosje se kush ka qenë viktimë e kush ka qenë agresori”.

Ai ka shtuar se duhet parë rastet e gjenocideve nëpër botë, si në Ruandë dhe Bosnje, për ta vendosur rastin e Kosovës në një kontekst të gjerë ndërkombëtar./Insajderi.com