Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së Cimës, njofton Insajderi.
Ai tha se, “Cima refuzoi ta ndalë buzëqeshjen, sepse e dinte se një popull kishte sytë nga ai”.
Hoxhaj, kujtoi edhe momentet kur pinte kafe me ikonën e humorit, për të cilin thotë se kishin të preferuar një lokal në “Bregun e Diellit”.
“Me ikjen e tij, sa të hershme aq të padrejtë, ne humbëm Çaplinin tonë shqiptar – por jo edhe buzëqeshjen, sepse këtë na mësoi Cima. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Insajderi.com