Enver Hoxhaj prezanton platformën për Luginën e Preshevës

Enver Hoxhaj prezanton platformën për Luginën e Preshevës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar platformën për Luginën e Preshevës.

“Ne e kemi pikë të dobët Luginën”, tha Hoxhaj gjatë një konference për media.

Hoxhaj si pikë kryesore përmendi adresimin e Luginës së Preshevës në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të ketë marrëveshje paqësore me Serbinë pa përfshirjen e Luginës”.

Ai njoftoi se në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jenë dy deputetë nga “Kosova Lindore”.

Premtoi një agjencion pranë zyrës së kryeministrit e cila do të merret me çështjen e shqiptarëve të Luginës.

Hoxhaj premtoi po ashtu rregullimin e çështjes së shtetësisë së shqiptarëve të Luginës të cilët jetojnë në Kosovë.

Po ashtu shtoi se do të rritet kuota për regjistrimin e studentëve nga Lugina, njofton Insajderi.

Kandidati për kryeministër prezantoi edhe pikën mbështetëse për ata që duan të kthehen në Luginë.

“Do të krijojmë një fond të përjetshëm, për ata që duan të kthejnë në Luginën e Preshevës me vlerë prej 5 milion euro”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com