Enver Hoxhaj thërret konferencë për media

Enver Hoxhaj thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj në detyrë dhe njëherit kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, sot (e diel) do të mbajë konferencë për media.

Në njoftimin e për media, nga kjo parti nuk kanë bërë të ditur arsyen e thirrjes së kësaj konference, njofton Insajderi.

“Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot (e diel, 27 dhjetor) konferencë për media, nga ora 15:00, në zyrat e Selisë Qendrore”, thuhet në njoftim.

Javën që lamë pas, PDK ka kandiduar Enver Hoxhajn për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë./Insajderi.com