Enver Hoxhaj thotë se partitë politike kanë frikë nga humbja kur flasin për vija të kuqe me PDK-në

Enver Hoxhaj thotë se partitë politike kanë frikë nga humbja kur flasin për vija të kuqe me PDK-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka quajtur të frikësuar nga humbja deklaratat e partive politike që kanë folur për vija të kuqe në lidhje me koalicionet, shkruan Insajderi.

Ai  i ka paraqitur dy pika në lidhje me atë që partitë kosovare kanë thënë që kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë.

I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje”, ka shkruar Hoxhaj./ Insajderi.com