Enver Hoxhaj uron ditën e veteranit

Enver Hoxhaj uron ditën e veteranit

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar sot Ditën e Veteranit, të gjithë veteranëve të luftës, njofton Insajderi.

Ai këtë urim e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se nderon përjetësisht të gjithë ata që kanë sakrifikuar gjithçka për shtetin që e gëzojmë sot.

“Nderim të përjetshëm për ata që sakrifikuan gjithçka dhe na sollën lirinë e shtetin sovran që gëzojmë sot! Prandaj, ne jemi të vetëdijshëm se liria ka emër! Urime Dita e Veteranit!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë edhe një fotografi të uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Insajderi.com